GRUPI B

Realit i mjaftoi pjesa e parë, Baseli mposhtet në fund
22 October, 2014 @22:11
Tifozët e Liverpoolit të cilët i kanë mbushur shkallët e stadiumit Anfield Road për ta përcjellur njërën nga ndeshjet më interesante të natës së sontme, janë ndarë të zhgënjyer, pasi ekipi i tyre nuk arriti t’i bëjë ballë gjigantit spanjoll Real Madrid.
Galaktikët me tre gola në pjesën e parë, të shënuar një nga Cristiano Ronaldo dhe dy nga Karim Benzema, ia mundësuan vetes lojë më të qetë në pjesën e dytë, për ta siguruar fitoren e tretë në po aq ndeshje të grupit B në Ligën e Kampionëve.
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Baseli i futbollistëve shqiptarë, Taulant Xhaka, Arlind Ajeti dhe Shkelzen Gashi, për pak sa nuk është kthyer me një pikë nga udhëtimi në Ludogorets.
Ekipi bullgar e siguroi fitoren minimale në minutat e fundit me golin e Yordan Minev (90’), për t’u ngritur në pozitën e dytë në tabelë, menjëherë pas Realit.
Xhaka ishte titullar në këtë ndeshje, derisa Ajeti u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë.
Ndeshjet e radhës:
Real Madrid - Liverpool | |||
Basel - Ludogorets |
TABELA E GRUPIT B:
1 | Real Madrid | 9 pikë | ||
2 | Ludogorets | 3 pikë | ||
3 | Liverpool | 3 pikë | ||
4 | Basel | 3 pikë |