GRUPI D

Hasit i ik fitorja ndaj Arsenalit, Dortmundi shkatërrues në Turqi
22 October, 2014 @22:21
Arsenali edhe njëherë ka treguar se përvoja do të thotë shumë në ndeshjet e Ligës së Kampionëve. Topxhinjtë kanë shënuar fitore me rezultat 1-2 ndaj Anderlechtit, duke e përmbysur disavantazhin në minutat e fundit të ndeshjes.
Skuadra e Besnik Hasit kishta kaluar e para në epërsi me golin e Andy Najar në minutën 71’ dhe ishte shumë pranë fitores së parë në Champions League, por Kieran Gibbs dhe Lukas Podolski ia mohuan fitoren gjakovarit në minutat e fundit të ndeshjes.
Në anën tjetër, gjermanët e Borussia Dortmund janë treguar si shkatërrues të vërtetë në Stamboll të Turqisë duke e mposhtur Galatasarayin me rezultat të thellë 4-0.
Pierre Aubameyang ishte golashënues i dyfishtë në këtë përballje, derisa emrin e tyre në listën e realizatorëve e shënuan edhe Marco Reus dhe Adrian Ramos.
Ndeshjet e radhës:
Borussia Dortmund - Galatasaray | |||
Arsenal - Anderlecht |
TABELA E GRUPIT D:
1 | Borussia Dortmund | 9 pikë | ||
2 | Arsenal | 6 pikë | ||
3 | Anderlecht | 1 pikë | ||
4 | Galatasaray | 1 pikë |