THE FOXES

Nisin lëndimet te Leicesteri
1 March, 2016 @8:48
N’Golo Kante, mesfushori që arriti në verë të kaluar te Leicester City ka pësuar një lëndim në muskul dhe pritet të mungojë për dy javët e ardhshme në ndeshjet e ekipit të tij.
Kante 24 vjeç, ka qenë pjesë e dhelpërave në të gjitha ndeshjet e deritashme të stinorit thuajse perfekt për ekipin e Claudio Ranierit.
Leicester City sonte pret West Bromwich Albionin në kuadër të Premier Ligës, ndërsa të shtunën udhëton drejt Watfordit.