SHQIP NË BOTË
Nisin stërvitjet
9 September, 2015 @13:43
Dyshja startuese e kombëtares shqiptare, Ermir Lenjani dhe Lorik Cana, i janë bashkuar ekipit të tyre të ri, për të cilin nënshkruan këtë verë, Nantes, në stërvitje.
Faqja zyrtare e Nantesit ka publikuar fotografinë e dyshes shqiptare sot, të cilët i janë kthyer ekipit pas ndeshjeve kualifikuese për EURO 2016 ndaj Danimarkës dhe Portugalisë.
Lenjani ka debutuar xhiron e kaluar për Nantes, duke shënuar gol, derisa Cana pritet të debutojë këtë javë, pasi që ka arritur marrëveshje me ekipin disa ditë para se të nisnin grumbullimet me kombëtare.