Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PSG

Largon 3 mesfushorë

REUTERS/Gonzalo Fuentes

Largon 3 mesfushorë


1 February, 2013 @9:24

David Beckham edhe zyrtarisht pranoi Paris Saint Germainin dje duke u bërë kështu njëri ndër transferet që bënë bujën më të madhe mediale të janarit. 

Mirëpo, në anën tjetër ardhja e tij detyroi Parisin që të huazojë e shesë futbollistët. Kështu, dje nga Parisi u larguan tre mesfushorë - dy në ekipe tjera të Francës dhe një për Itali. 

Për Mohamed Sissokon tashmë është e qartë se ai do të jetë mesfushori i ri i Vincenzo Montellas në Firencë, derisa dy të tjerët janë: Adrien Rabiot dhe Mathieu Bodmer

I riu Rabiot i cili kishte vetëm 6 paraqitje me parisienët që nga momenti që erdh nga Toulouse, i ribashkohet ekipit të tij si huazim deri në fund të stinorit. 

Ndërsa ish mesfushori i Lyonit, Mathieu Bodmer, është huazuar te Saint Ettiene, për pjesën pranverore të këtij stinori. 

Paris Saint Germain është lider aktual i Ligue 1, me pikë të njejta sikurse i dyti, Lyon. 


 
Të gjitha lajmet nga