FAILED

Interneti e pengoi transferin!
31 January, 2013 @23:27
Futbollisti shqiptar, Pajtim Kasami, do të mbetet te skuadra e tij në Fulham edhe në vazhdim të këtij stinori.
Kasami sot kishte arritur marrëveshje me skuadrën nga Serie A, Pescara, dhe u nevojitej vetëm dorëzimi i dokumentacionit për t’u kompletuar transferimi.
Afati i fundit për regjistrim të lojtarëve në Serie A ishte sot deri në ora 19:00, ndërsa sipas agjentit të mesfushorit nga Struga, Mino Raiola, shkaku i dështimit të transferimit ishte interneti.
“Është qesharake që konektimi në internet nuk punoi siç duhet. Ne i kishim kompletuar të gjitha dokumentacionet para afatit përfundimtar, por nuk e dijmë nëse ato kanë arritur në vendin e duhur me kohë,” ka thënë Raiola për Sky Italia.