KASAMI

Kasami kthehet në Itali
31 January, 2013 @19:33
Futbollisti shqiptar me pasaportë zvicerane, Pajtim Kasami, pas një vit e gjysmë të kaluar në Premier League, është rikthyer në Serie A. Mesfushori i Fulhamit është transferuar te skuadra e Pescaras.
Lajmi është publikuar nga mediat italiane, ndërsa shumë shpejtë pritet të konfirmohet edhe nga klubet.
Kasami, i lindur në Strugë, ishte spekuluar se do të transferohet në Milan, pasi u realizua transferimi i Urby Emanuelsonit nga Milani në Fulham.
Futbollisti 20 vjeçar këtë stinor ka pasur shumë pak hapësirë në Fulham, ndërsa tani me transferimin e tij në Pescara, shpreson të luaj më shumë.
Kasami në Itali më parë kishte luajtur për skuadrën e Palermos.