VIOLA

Sissoko në Fiorentina
31 January, 2013 @18:30
Skuadra nga Serie A, Fiorentina, ka njoftuar se është përforcuar me Mohamed Sissokon nga Paris Saint Germaini.
Mesfushori nga Mali, do t’i bashkohet Violas si lojtar i huazuar deri në fund të stinorit, ku skuadra italiane më pas do ta ketë mundësinë që ta blej 28 vjeçarin.
Sissoko këtë stinor ka pasur vetëm dhjetë paraqitje për PSG-në, pasi që ka pasur probleme të shumta me lëndime.