Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

OPINION

Një “caretaker” për Kosovën

11-shja e përfaqësueses së Kosovës, para ndeshjes me Islandën (09.10.2017)/ Foto: FFK

Një “caretaker” për Kosovën


Shkruan: ARBEN BERISHA

10 October, 2017 @12:27

Fundi i epokës së Albert Bunjakit në krye të përfaqësueses së Kosovës, përveçqë përbën një rrethanë të re, përbën po ashtu një shans të ri, por para së gjithash një sfidë të re për Federatën e futbollit të Kosovës.

Largimi i shumëpërfolur e i shumëkërkuar i Bunjakit, sigurisht (nuk duhet të jemi naivë) nuk nënkupton me automatizëm se punët i kemi më mirë. Presioni me të cilin u përball Bunjaki gjithandej për dorëheqje, tash bie mbi Federatën. Shtëpia kosovare e futbollit tash ka një tjetër sfidë që duhet të dijë t’ia “shesë” publikut - emërimin e përzgjedhësit të ri.

Thirrjet e opinionit vazhdimisht kanë qenë që përzgjedhësi i ri të jetë një i huaj. Por a do të ishte kjo në planin afatshkurtër zgjidhja më e mirë?! Kam bindjen që jo.

kostur

Mbase shansi i parë i mirë i emërimit të një selektori të ri u humb në shtator, pas dy humbjeve nga Kroacia dhe nga Finlanda. Aty Federata e kishte mundësinë ideale që ta bënte hapin e nevojshëm për ta emëruar trajnerin e ri të përkohshëm, pa pasur madje edhe shumë obligim për të dhënë arsye se pse do ta favorizonte një trajner, përpara një tjetri që potencialisht do të mund të ishte më i mirë. Thjeshtë, humbjet e njëpasnjëshme do të mjaftonin për t’ia servuar publikut vendimin për ndërrim, pa shumë shpjegime.

Praktika e pazakontë e njoftimit të fundit të bashkëpunimit Bunjaki – FFK, një muaj para aktit, kur në perspektivë ishin edhe dy ndeshje kualifikuese, kujt duhet t’i ketë shërbyer? Askujt.

bunjaki

Në vend që dy ndeshjet e fundit të shfrytëzoheshin si një tranzicion i shkurtër i selektorit të ri, për t’u njohur me ekipin, me ambientin, rrethanat, mentalitetin e gjithçka tjetër, madje madje pa e pasur as presionin e madh që edhe ta arrijë fitoren e parë të shumëkërkuar, bashkëpunimi u vazhdua deri në fund të kualifikimeve. Kur të gjithë e dijnë se ky selektor nuk do të jetë më selektor, atëherë si mundet po ky selektor që t’i motivojë lojtarët e ftuar për dy ndeshjet e fundit nëse nuk ka mundur këtë ta bëjë në 8 ndeshjet e para? Çfarë tjetër mund t’u flasë lojtarëve? Çfarë autoriteti mund të ketë para futbollistëve kur ata e dijnë se ai po ikën? Çfarë mund të japin më shumë këta futbollistë me po të njejtin trajner? Përgjigja është ZERO.

Por nëse Bunjakit, thjeshtë si shpërblim për mundin dhe si falenderim i është lënë që ta drejtojë përfaqësuesen në komplet këtë cikël eliminator, atëherë kjo ka qenë gabim, sepse reprezentacioni përfaqëson më shumë sesa një “kthim borxhi”. Nuk ka falenderim për trajnerin në futboll. Falenderim për të mund të kenë vetëm rezultatet. Po pra, kush s’e ka kuptuar, kaq mosmirënjohëse është zeja e trajnerit.

celina

Por cila do të ishte zgjidhja tash?! Një përzgjedhës i huaj? Nuk besoj. Pse?! Tash kur nuk kemi ndeshje të karakterit kompetitiv për gati një vit, pse duhet ta paguajmë dikë pa bërë asgjë? Numri i miqësoreve të aranzhuara edhe ashtu s’mund të jetë i madh, sepse edhe kjo çështje po shkon drejt heqjes. Miqësoret shumë shpejt pothuajse nuk do të ekzistojnë fare, sepse ato do t’i zëvendësojnë ndeshjet e Ligës së Kombeve, garë kjo e re e menduar tepër mirë nga UEFA, që përveçqë do t’u japë shans të ri ekipeve të vogla edhe në aspektin sportiv edhe në atë komercial, do t’ua heqë edhe një barrë të madhe që të aranzhojnë miqësore.

Prandaj emërimi i një selektori të ri do të ishte pothuajse i kotë dhe komplet joproduktiv. Do të ishte veprim shumë i kushtueshëm dhe i parakohshëm.

southgate

Cila është zgjidhja? Shembujt e shumtë janë gjithandej dhe ne vetëm duhet t’i ndjekim. Rasti i Gareth Southgate me Anglinë është perfekt për ta marrë si shembull. Ai u emërua si trajner i përkohshëm (caretaker) vetëm për katër ndeshje. Pra u vu në test për katër ndeshje. Dhe cili ishte rezultati i këtij emërimi të përkohshëm? Southgate e këndelli Anglinë, u fokusua maksimalisht, solli frymë të re, i hoqi qafe yjet e fundit të gardës së vjetër dhe eci tutje. Dhe kështu ai e fitoi postin e selektorit me kontratë të rregullt. Pas një viti Anglia u kualifikua në botëror. Pra Southgate kaloi testin e përkohshëm dhe fitoi postin e përhershëm.

bunjaki

A s’ёshtё ky shembulli mё i mirё qё neve do tё na shёrbente? Kam bindjen se po. Sigurisht qё ne nuk jemi Angli dhe s’do tё jemi edhe pёr shumё kohё. Por pse Federata, pavarёsisht deklarimeve se do tё jetё nё ndjekje tё njё pёrzgjedhёsi tё huaj, tё mos e emёrojё pёrzgjedhёs tё pёrkohshёm njё trajner vendor?! Nё Superligёn tonё, tё tillё si ёshtё, ka pasur e ka trajnerё qё do tё mund tё kryenin kёtё punё pёr mrekulli. Pa pasur fare nevojё tё mendojmё pёr potencialin qё po na shfaqet te U-21-shi dhe U-19-shi. Madje madje pёrkushtimin e vetёmohimin do ta kishin pakrahasimisht mё tё madh se cilido i huaj, tё cilit nё fund tё fundit mё shumё do t’i interesonte numri i zerove nё shifrat e mjeteve tё siguruara nga negocimi i kontratёs se sa ndonjё rezultat.

Pra emёrimi i njё trajneri tё huaj bart shumё risqe qё kanё njё fund tё paqartё. Nё atё rast do tё duhej ta “duronim” atё trajner me çfarёdo rezultate qё do tё arrinte, sepse shkarkimi i tij nё mungesё tё tyre do tё na kushtonte shumё mё shumё se sa mungesa e tij nё start.

nations league uefa

Tanёt, vendorёt pra, jo pse nuk e meritojnё njё pagё tё njёjtё si tё njё tё huaji, por seriozitetin dhe pёrkushtimin do ta kishin mё tё madh, edhe si njohёs tё rrethanave, mentalitetit, traditёs e shumё elementeve tё tjera. Pse pra atij tё mos ia japim shansin, qё fundi i fundit ta kemi tё gatshёm edhe t’i raportojё dhe tё shёrbejё edhe si ndihmёs i ardhshёm i trajnerit tё huaj kur tё vie?

Pёr mё tepёr ёshtё bazike qё trajneri i ri (i rregullt pra, jo ky i pёrkohshmi qё tash na duhet) tё mos ketё kontratё tё gjatё. Pёrllogaritja duhet tё jetё e tillё qё ai tё ketё kontratё deri diku nё gjysmё tё njё cikli eliminator, qё tё mos detyrohemi ta “durojmё” deri nё fund kualifikimeve pёr shkak tё implikimeve tё mёdha financiare nё rast shkarkimi, por thjeshtё qё ai me rezultatet e tij t’ia imponojё publikut qё t’i bёjё presion Federatёs qё ta vazhdojё bashkёpunimin edhe mё tej.


DEKLARATA PAS NDESHJES: CHRISTIAN PANUCCI

Panucci: Detaji vendosi. Po e ndryshoj mentalitetin

Russia 2018/Shqipëria

Panucci: Detaji vendosi. Po e ndryshoj mentalitetin

10/10/17 @ 00:11

OPINION

Ndalesa e parë

Russia 2018/Kosova/Analiza

Ndalesa e parë

09/10/17 @ 23:29

MAQEDONIA-LIHTENSHTAJNI

Tre gola me emra shqip te Maqedonia

Russia 2018/International/Sportistë shqiptarë në botë

Tre gola me emra shqip te Maqedonia

09/10/17 @ 23:19

DEKLARATA PAS NDESHJES: ALBERT BUNJAKI

Bunjaki: Krenar me këta djem

Russia 2018/Kosova

Bunjaki: Krenar me këta djem

09/10/17 @ 23:06

SHQIPËRIA-ITALIA

Candreva vendos, Shqipëria përfundon e treta

Russia 2018/Shqipëria

Candreva vendos, Shqipëria përfundon e treta

09/10/17 @ 22:49

ISLANDA-KOSOVA

Islanda shkruan historinë me fitore ndaj Kosovës

Russia 2018/Kosova

Islanda shkruan historinë me fitore ndaj Kosovës

09/10/17 @ 22:39

SHQIPËRI - ITALIA

Shqipëri vs. Itali, formacionet startuese

Russia 2018/Shqipëria

Shqipëri vs. Itali, formacionet startuese

09/10/17 @ 19:51

E PABESUESHME

Nën 1 milionë, të parët në botë

Russia 2018/International

Nën 1 milionë, të parët në botë

09/10/17 @ 19:49

FORMACIONET STARTUESE

11-shet: Islanda-Kosova

Russia 2018/Kosova

11-shet: Islanda-Kosova

09/10/17 @ 19:41

REFERËT KRYESOR

Gjyqtarët e dueleve të xhiros IX

FFK Superliga

Gjyqtarët e dueleve të xhiros IX

09/10/17 @ 19:04

DEKLARATA E SULMUESIT TË KOSOVËS

Vedat Muriqi tregon ndjenjat pas golit ndaj Real Madridit

La Liga/Sportistë shqiptarë në botë

Vedat Muriqi tregon ndjenjat pas golit ndaj Real Madridit

19/08/24 @ 00:36

DY ASISTIME NGA KRAHU I KOSOVËS

Milot Rashica me dy asistime në fitore, Besiktasi lider në Turqi

International/Sportistë shqiptarë në botë

Milot Rashica me dy asistime në fitore, Besiktasi lider në Turqi

19/08/24 @ 00:20

SUPER MURIQI, NIS MBARË STINORIN

Vedat Muriqi me gol dhe lojtar i ndeshjes, për ta ndalë Real Madridin

La Liga/Sportistë shqiptarë në botë

Vedat Muriqi me gol dhe lojtar i ndeshjes, për ta ndalë Real Madridin

18/08/24 @ 23:36

MBROJTËSI NË SKENË, '89-SHI ME GOLEADË

Fatbardh Latifi me hat-trick, Trepça’89 fillon bindshëm stinorin

FFK Liga e parë

Fatbardh Latifi me hat-trick, Trepça’89 fillon bindshëm stinorin

18/08/24 @ 22:51

KRASNIQI E NIS ME FITORE TE VËLLAZNIMI

Altin Vojvoda vendimtar, Vëllaznimi e nis mbarë

FFK Liga e parë

Altin Vojvoda vendimtar, Vëllaznimi e nis mbarë

18/08/24 @ 21:41

NË PRIZREN

Trepça fiton derbin ndaj Lirisë

FFK Liga e parë

Trepça fiton derbin ndaj Lirisë

18/08/24 @ 21:28

MALISHEVA - FERIZAJ

Supergol në kohën shtesë, Ferizaj merr pikë në Malishevë

FFK Superliga

Supergol në kohën shtesë, Ferizaj merr pikë në Malishevë

18/08/24 @ 19:03

FERONIKELI 74 - LLAPI

Llapi triumfon në Drenas, fitorja e parë sezonale

FFK Superliga

Llapi triumfon në Drenas, fitorja e parë sezonale

18/08/24 @ 18:57

11-SHET

Formacionet zyrtare: Feronikeli 74 - Llapi

FFK Superliga

Formacionet zyrtare: Feronikeli 74 - Llapi

18/08/24 @ 16:02

11-SHET

Formacionet zyrtare: Malisheva - Ferizaj

FFK Superliga

Formacionet zyrtare: Malisheva - Ferizaj

18/08/24 @ 15:56


 
Të gjitha lajmet nga