Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOSOVA U21

Një ditë pas shortit, Ademi prezanton selektorin e ri të Kosovës U21

Michael Nees, duke marrë zyrtarisht detyrën e përzgjedhësit të Kosovës U21, pranë Agim Ademit, kryetar të FFK-së/ Foto: FFK

Një ditë pas shortit, Ademi prezanton selektorin e ri të Kosovës U21


29 January, 2021 @14:55

Vetëm një ditë pas shortit të tërhequr në UEFA për Kampionatin Evropian të radhës për kombëtaret U21, kreu i FFK-së Agim Ademi, ka prezantuar selektorin e ri të Kosovës U21.

Michael Nees që deri tash ka punuar si drejtor teknik në FFK është emëruar përzgjedhës i Kosovës U21.

Nees pas përvojës katër-vjeçare me punët e tij të shkollimit sportiv në FFK si drejtor teknik, e para asaj edhe në Afrikë të Jugut dhe Izrael pritet të sjellë risi në grupmoshat e rëndësishme të Kosovës.

Kujtojmë, Kosova U21 dje kuptoi kundërshtarët për EURO 2023, kampionat ky që do të mbahet në Gjeorgji dhe Rumani.

Kosova në grupin e saj mori tre kundërshtarë që i kishte edhe në kualifikimet e kaluara: Anglinë, Shqipërinë dhe Andorrën. Ndërsa si risi erdhën Sllovenia e Çekia, krahasuar me Turqinë e Austrinë që i kishte në grup në kualifikimet e kaluara.

Kështu, Nees do të ketë punë të vështirë në këtë periudhë, derisa Kosova në Grupin G ka favorit absoult Anglinë U21.

GRUPI G: Anglia, Çekia, Sllovenia, Shqipëria, Kosova dhe Andorra.

Ndeshjet kualifikuese do të zhvillohen prej marsit të këtij viti deri në qershor të vitit të ardhshëm. Vetëm fituesit e grupeve e kanë të sigurt kualifikimin, ndërsa vendet e dyta duhet të jenë më të mirët, që të sigurojnë biletën për në EURO 2023.

“Përzgjedhësi i ri i Kombëtares U21 është një punëtor sportiv nga Gjermania, i cili tash e 4 vjet e ka dhënë kontributin e tij në FFK si drejtor teknik. Michael Nees ka përvojën e duhur në këtë aspekt, pasi ka qenë pjesë e Kombëtareve të Afrikës së Jugut dhe Izraelit dhe tani këtë përvojë të tij do ta bartë tek Kombëtarja U21 e Kosovës,” ka thënë Ademi me rastin e prezantimit të Michael Neesit sot.

Në vazhdën e njoftimit të FFK-së për emërimin e Neesit në krye të shtabit teknik të Kosovës U21, është falenderuar ish-përzgjedhësi Rafet Prekazi si dhe ndihmësi i tij Erdogan Celina, që u ka skaduar kontrata me të përfunduar garat kualifikuese në nëntor të vitit të kaluar dhe nuk është bërë e ditur se cilët do të jenë ndihmësit e Neesit.

Përndryshe, gjermani Nees është 53-vjeçar dhe ka drejtuar Izraelin U21 në periudhën 2013-2015. I lindur në Karlsruhe të Gjermanisë, Nees ka qenë lojtar i këtij ekipi gjatë viteve të nëntëdhjeta.


 
Të gjitha lajmet nga