VLORË
Një kosovar dhe një serb te Flamurtari
4 July, 2016 @19:34
Skuadra nga Vlora, Flamurtari, ka bërë të ditur sot se ka arritur marrëveshje me dy futbollistë.
Donjet Shkodra, mesfushor i lindur në Prishtinë dhe i rritur si lojtar në Belgjikë, tash 27 vjeç ka arritur të bind trajnerin Gugash Magani për të qenë pjesë e klubit kuqezi nga Vlora.
Gjithashtu, mbrojtësi i majtë serb, Milos Rnic, është lojtar i ri i ekipit të Flamurtarit. Ai gjithashtu është 27 vjeç dhe së fundi ka luajtur për ekipin serb, Metalac.