TAKIMI
FFK takon talentin kosovar të Barcelonës
4 July, 2016 @16:26
Futbollisti i talentuar kosovar, Labinot Kabashi, sot është pritur nga krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës, kryetari Fadil Vokrri, sekretari Eroll Salihu, përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku, si dhe trajneri i përfaqësueses, Muharrem Sahiti.
Kabashi, 16 vjeçar, është pjesë e ekipit të të rinjëve të Barcelonës, ndërsa është pjesë e kësaj skuadre që gjashtë vite.
Ai është inkurajuar nga kryetari i FFK-së, për të punuar sa më shumë, në mënyrë që ta zhvillojë veten, dhe pse jo, ta ndihmojë Kosovën.
Kabashi aktualisht ka kontratë tre vjeçare me Barcelonën, ndërsa ai vjen nga një familje mërgimtare nga Skenderaji që prej kohësh po jeton në Spanjë.