LA GAZZETTA
Talentët kroat, mund të shkojnë te Napoli
4 July, 2016 @15:39
Dyshja e reprezentacionit të Kroacisë, Marko Pjaca dhe Marko Rog, mund të bëhen pjesë e Napolit në stinorin që vjen, ka raportuar sot La Gazzeta dello Sport.
Sipas të përditshmes italiane, thuhet që Napoli do të paguajë 35 milionë euro në arkën e Dinamo Zagrebit, që i ka në pronësi këta lojtarë për t’i shtuar në radhët e veta.
Pjaca dhe Rog kanë qenë pjesë e Kroacisë në EURO 2016. Pjaca 21 vjeç, luan në sulm dhe stinorin e kaluar ka shënuar 8 gola për Dinamon në elitën kroate të futbollit, derisa Rog 20 vjeç është mesfushor dhe ka shënuar 3 herë në 34 paraqitje për Dinamon në elitën kroate stinorin që shkoi.