Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ARBËRIA - DRENICA

Një pikë shprese për Arbërinë

Një pikë shprese për Arbërinë


9 May, 2021 @16:46

Ndeshja mes dy skuadrave të pjesës së poshtme të radhitjes tabelare, Arbërisë dhe Drenicës, përfundoi me rezultat të barabartë 1-1 [Santos 23’ - Uka 58’].

Skuadra e Arbërisë këtë ndeshje e zhvilloi në cilësinë e vendases në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

Vendasit ishin ata të cilët kaluan të parët në epërsi me golin e brazilianit Marclei Santos, i cili shënoi golin e tij të 11-të në Superligë.

Rezultatin përfundimtar të ndeshjes e përcaktoi Kreshnik Uka, i cili e barazoi rezultatin në 1-1 duke shënuar nga penalltia.

TABELA AKTUALE

Arbëria me këtë rezultat vazhdon të mbetet në pozitën e parafundit dhe me rrezik të madh për rënie në një rang më të ulët.

Ekipi nga Dobraja tani ka 37 pikë, derisa për Drenicën ky barazim e rendit në pozitë e gjashtë me 42 pikë, pozitë kjo megjithëse më komode ende ka rrezik të rënies.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga