ARDIAN NUHIU

Nuhiu: E shfrytëzuam lodhjen e kundërshtarit
11 April, 2021 @17:37
Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, pas fitores së sotme përballë Llapit i përgëzoi lojtarët e tij dhe tha se në këtë fitore rol të rëndësishëm luajti edhe lodhja e kundërshtarit nga ndeshja e fundit e Kupës.
“E dijmë që është mjaft vështirë të fitohet në këtë fushë, për këtë edhe i përgëzoj djemtë. Pjesa e parë ishte e barabartë, ndërsa në pjesën e dytë e shfrytëzuam duke ditur që kundërshtari mund të jetë i lodhur nga ndeshja e Kupës. Këtë e shfrytëzuam në mënyrën më të mirë për të arritur këtë 3 pikësh”, tha Nuhiu për Art Sport.
Drita e mposhti Llapin me rezultat 2-4 në ndeshjen e luajtur në Podujevë.