Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS NDESHJES: DRITA - TREPÇA'89

Nuhiu: Kundërshtari ishte shumë i mirë në kundërsulme

Nuhiu: Kundërshtari ishte shumë i mirë në kundërsulme


20 February, 2021 @17:41

Drita sot ka marrë goditje të rëndë në shtëpi, duke u mposhtur nga Trepça ‘89 me rezultat 1-2.

RAPORTI I NDESHJES

Këtë humbje trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, e ka cilësuar duke thënë se nuk ka shkuar asgjë te ekipi i tij, derisa kundërshtarin e lavdoi për përgatitjen e mirë në fazën ofansive me kundërsulme.

“Mendoj që në pjesën e parë kemi qenë shumë keq. Asgjë nuk na ka shkuar. Kishim iniciativë, por me shumë gabime në mesfushë. Kundërshtari kishte përgatitur shumë mirë kundërsulmet dhe arriti edhe të na ndëshkojë. Në pjesën e dytë pastaj u përmirësuam, kemi qenë më kërkues. Djemtë kanë luftuar shumë në pjesën e dytë, ku edhe arritëm ta ngushtojmë rezultatin, por jo edhe të barazojmë apo të kthehemi komplet,” ka thënë Nuhiu pas ndeshjes.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga