Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRITA - TREPÇA '89

Drita mposhtet pas 4 muajve, mundësi për Ballkanin!

Drita mposhtet pas 4 muajve, mundësi për Ballkanin!


20 February, 2021 @14:54

Një ndeshje për t’u harruar për kampionin në fuqi të Kosovës!

Ekipi i Dritës sot befasisht u mposht 1-2 (Kastriot Rexha 80’ / Zeki Ademi 14’, Adenis Shala 45+1’) nga Trepça ‘89 në Gjilan, për ta bërë kështu një lëshim të pikëve në luftën për mbrojtjen e titullit.

Skuadra e Trepçës ‘89, që gjatë javës mori vëmendjen për shkak që ishte afër të nënshkruajë me ish-yllin e Lazios, Luis Cavanda (transfer që në fund nuk u kompletua), sot mori vëmendjen për shkak që arriti ta mposhtë në shtëpi kampionin aktual të Kosovës, Dritën.

Për Dritën kjo ishte vetëm humbja e dytë këtë sezon në ligë, pas asaj nga Ballkani 4 muaj më parë, ndërsa e para në ndeshjet e luajtura në shtëpi.

Zeki Ademi i mitrovicasve u regjistrua i pari në listën e golashënuesve, duke shënuar në minutën e 14’, ndërsa deri në përfundimin e pjesës së parë mitrovicasit shënuan edhe një herë. Sikur javën e kaluar, edhe sot golin për ‘89-shin e gjeti këmbëshpejti Adenis Shala, i cili shënoi për 0-2 në minutën e 45+1’.

TABELA AKTUALE

Në pjesën e dytë, Drita me zëvendësime ofansive rriti presionin ndaj kundërshtarit, por goli i ngushtimit të epërsisë vonoi shumë. Ishte minuta e 80’ kur Kastriot Rexha shënoi për 1-2, dhe për përmbysje eventuale ishte vonë. Mitrovicasit e menaxhuan mirë pjesën e mbetur të ndeshjes dhe e mbyllën takimin me fitore.

Kjo humbje i jep edhe më shumë shpresë Ballkanit e Prishtinës në garën për titull. Me fitore nesër ndaj Gjilanit, Ballkani e merr kreun falë golaverazhit, kurse prishtinasit momentalisht ndodhen 6 pikë larg kreut.

Në anën tjetër, ‘89-shi tashmë është i pesti në renditje.

Duhet përmendur që te Drita sot për shkak të kartonëve munguan Fidan Gërbeshi e Erjon Vucaj, kurse për shkak të lëndimit mungoi Vladica Brdarovski.


LIVERPOOL - EVERTON

Fitorja e parë në Anfield nga viti 1998

Premier League

Fitorja e parë në Anfield nga viti 1998

20/02/21 @ 21:02

SHQIP NË BOTË

Roshi debuton me fitore

International/Sportistë shqiptarë në botë

Roshi debuton me fitore

20/02/21 @ 19:56

PREMIER LEAGUE

Leeds United po pregaditen për largimin e Bielsas

Premier League

Leeds United po pregaditen për largimin e Bielsas

20/02/21 @ 19:40

PAS NDESHJES: DRENICA - BESA

Krasniqi: Qëllimin e kishim për të fituar

FFK Superliga

Krasniqi: Qëllimin e kishim për të fituar

20/02/21 @ 18:45

PRIZREN

Tjiueza e Megameno vazhdojnë, por Liria zyrtarizon edhe dy lojtarë afrikanë

FFK Superliga/International/Transfere

Tjiueza e Megameno vazhdojnë, por Liria zyrtarizon edhe dy lojtarë afrikanë

22/07/23 @ 19:15

SUHAREKË

Suhareka zyrtarizon Liridon Fetahajn

FFK Superliga/FFK Liga e parë/Transfere

Suhareka zyrtarizon Liridon Fetahajn

22/07/23 @ 16:21

23-shja e DRITËS

Drita publikon listën e lojtarëve për Ligë të Konferencës

Conference League/FFK Superliga

Drita publikon listën e lojtarëve për Ligë të Konferencës

22/07/23 @ 16:15

PRIZREN

Altin Sylejmani kalon te Liria

FFK Superliga/FFK Liga e parë/Transfere

Altin Sylejmani kalon te Liria

22/07/23 @ 15:58

FEDERATA NJOFTON

Projekti i fushave: Në Zhur e Dragash, përfundon faza e parë

FFK Liga e Dytë/FFK Superliga/FFK Liga e parë

Projekti i fushave: Në Zhur e Dragash, përfundon faza e parë

21/07/23 @ 11:43

GJILANI ELIMINOHET!

Progres Niederkorn eliminon Gjilanin nga garat evropiane

Conference League/FFK Superliga

Progres Niederkorn eliminon Gjilanin nga garat evropiane

20/07/23 @ 21:54

DUKAGJINI KUALIFIKOHET!

Në debutim me kualifikim tutje, Dukagjini fiton

Conference League/FFK Superliga

Në debutim me kualifikim tutje, Dukagjini fiton

20/07/23 @ 20:33

FORMACIONET STARTUESE

Europa-Dukagjini, 11-shet zyrtare

Conference League/FFK Superliga

Europa-Dukagjini, 11-shet zyrtare

20/07/23 @ 16:49

DIREKT ONLINE

Transmetimi online: Europa-Dukagjini

Conference League/FFK Superliga/International

Transmetimi online: Europa-Dukagjini

20/07/23 @ 12:55

LUDOGORETS - BALLKANI

Fitorja në Prishtinë s’mjafton, Ballkani mposhtet në Bullgari dhe eliminohet

FFK Superliga/Champions League

Fitorja në Prishtinë s’mjafton, Ballkani mposhtet në Bullgari dhe eliminohet

19/07/23 @ 21:56


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga