Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ARDIAN NUHIU

Nuhiu: Nuk jemi në presion

Nuhiu: Nuk jemi në presion


28 February, 2021 @16:22

Skuadra e Dritës e ka harruar shpejt humbjen e fundit ndaj Prishtinës, duke e mposhtur në shtëpi Dritën me rezultat 3-1.

RAPORTI I NDESHJES

Kjo fitore Dritën e bëri lidere në tabelë, ndërsa pas ndeshjes trajneri Adrian Nuhiu tha se rezultati pozitiv erdhi pasi ekipi i tij nuk e nënvlerësoi kundërshtarin.

“Më vjen mirë që nuk e kemi nënvlerësuar aspak kundërshtarin dhe ndeshjes iu qasëm me një seriozitet shumë të lartë. Realizuam dy gola të shpejtë, teksa më pas tentuam ta menaxhonim ndeshjen. Pranuam një gol në pjesën e dytë nga pakujdesia, por u rikthyem menjëherë duke realizuar edhe golin e tretë”.

Nuhiu gjithashtu tha se në luftën për titull nuk ndjejnë presion dhe ndeshjet e radhës i presin me qetësi.

“Nuk jemi në presion në asnjë moment, kemi zhvilluar ndeshje të mira edhe në të kaluarën edhe pse kemi humbur. Tash jemi disi më të qetë dhe po përgatitemi për ndeshjet e radhës”, përfundoi ai.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga