FT: DRITA - BESA
Shabani me dygolësh, Drita pa problem ndaj Besës
28 February, 2021 @14:53
Skuadra e Dritës ka shënuar fitore në shtëpi në ndeshjen e zhvilluar sot përballë Besës së Pejës.
Gjilanasit arritën të marrin tri pikë duke shënuar po aq gola, për fitoren me rezultat 3-1.
Xhevdet Shabani ishte ai i cili doli i pari në skenë me golin e tij qysh në minutën e pestë të ndeshjes. I njëjti shënoi edhe një herë 10 minuta më vonë për rezultatin 2-0.
Me këtë rezultat edhe përfundoi pjesa e parë, ndërsa në pjesën e dytë Besa u kundërpërgjigj me Ardi Hajdinin që shënoi në minutën 65’.
Por, gëzimi i mysafirëve zgjati vetëm dy minuta pasi Bujar Shabani shënoi golin e tretë për Dritën që e përcaktoi edhe rezultatin përfundimtar.
Me këtë rezultat Drita tani ka 47 pikë me 14 fitore, ndërsa Besa mbetet e ngujuar në fund të tabelës me vetëm 7 pikë.