Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KUPA E KOSOVËS

Nuhiu: Pas çdo humbje përgjegjës jam unë

Nuhiu: Pas çdo humbje përgjegjës jam unë


9 February, 2021 @18:05

Drita duke u mposhtur me rezultat 1-0 nga Prishtina, u eliminua nga Kupa e Kosovës.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka thënë se do të ringritet skuadra përsëri pas humbje.

I pësuam dy ndeshje, ne dijmë të ringritemi, do të bëjmë edhe tash.

Për ndeshjen mendoj që ka qenë e taktizuar dhe pa raste të shumta, kjo ndeshje është vendosur nga ftësitë e një lojtari individualisht vendas”.

Nuhiu ka vazhduar duke thënë se pas çdo humbje përgjegjës është ai.

Personalisht kur pashë fushën, kërkova nga futbollistët ta ndryshojnë stilin e lojës, ngase fusha nuk ishte në gjende të mirë dhe kërkuam ta gjejmë Kastriotin, për të luftuar dhe për të shkuar në zonën e Prishtinës.

Në fundjavë do të reagojmë më ndryshe, pavarësisht mungesave. Sot kemi luftuar dhe kishim dëshirë të madhe për kualifikim tutje dhe jo rastësisht shkoj ndeshja në vazhdime. Mirëpo është dashur që njëra të humb, sot ne jemi ata që humbëm dhe uroj Prishtinën për kualifikim, dua të thekson se pas çdo humbje përgjegjës jam unë” ka thënë Ardian Nuhiu.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga