Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ARDIAN NUHIU

Nuhiu tregon se si erdhi deri tek fitorja ndaj Feronikelit

Nuhiu tregon se si erdhi deri tek fitorja ndaj Feronikelit


1 May, 2021 @17:40

Skuadra e Dritës pas dy dështimeve të fundit në Superligë, iu rikthye fitores duke e mposhtur në shtëpi skuadrën e Feronikelit me rezultat 3-1.

RAPORTI I NDESHJES

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, pas ndeshjes së fituar ndaj Feronikelit, komplimentoi lojtarët e tij për paraqitjen e treguar në fushë.

“Në sulm e kishim Haxhimusën. Mendoj që i ka kryer detyrat jashtëzakonisht mirë, por jo vetëm ai. Nga çdo futbollist sot pash një angazhim të jashtëzakonshëm dhe dëshirë të madhe për t’u kthyer tek fitorja, sepse po vinim pas dy dështimeve. I uroj djemtë për luftën. Mendoj që nuk e kanë lejuar aspak kundërshtarin që të na rrezikojë, përveç një gabimit tonë që e patëm në pjesën e parë, por në pjesën tjetër mendoj që kishim gjithçka nën kontroll dhe me meritë e fituam ndeshjen”, tha Nuhiu.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga