FADIL RAMA
Nuk dorëzohemi
4 May, 2016 @20:03
Trajneri i Drenicës, Fadil Rama, pas ndeshjes së humbur ndaj Prishtinës sot në “Bajram Aliu” të Skenderajt ka thënë se ekipi i tij nuk është dorëzuar në garë për mbijetesë, ndërsa ka treguar edhe arsyet e humbjes së ekipit të tij.
“Angazhimi dhe motivimi ka qenë i mirë, po ashtu edhe loja e mirë, por na kushtoi aspekti psikik i rënduar çka edhe e vendosi këtë ndeshje, por kështu e ka loja e futbollit. Kemi humbur nga rivali direkt për mbijetesë, por unë i roj Prishtinës sukses, kurse ne assesi nuk dorëzohemi dhe tani na pret ndeshja e radhës me Llapin,” ka thënë Rama pas ndeshjes, shkruan faqja zyrtare e ekipit të Prishtinës.
Drenica me këtë humbje ka rënë në zonën e barazhit të Superligës.