REFERIMI I KOSOVËS
Nuza me ndihmësit, referojnë ndeshje tjetër ndërkombëtare
Teksti: FFK
10 June, 2017 @16:08
Treshja e gjyqtarëve ndërkombëtar Genc Nuza, gjyqtar kryesor me ndihmësit e tij Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, pas ndarjes së drejtësisë në ndeshjen miqësore Turqia-Moldavia dhe ndeshjen Shqipëri-Francë(U-21), tash në ndeshjen e radhës do ta ndajnë drejtësinë në ndeshjen San Marino - Moldavia (U-21) më datë 13 qershor në orën 20.30.
Treshja e gjyqtarëve do të ndihmohen nga gjyqtari i katërt po ashtu nga Kosova, Besfort Kosumi.
Në dy ndeshjet e kaluara përformaca e tyre ka qenë jashtëzakonisht e mirë dhe e vlerësuar shumë mirë nga kontrollorët e ndeshjes, ndaj kjo u hap rrugë edhe gjyqtarëve tjerë nga Kosova që të bëhen pjesë e FIFA-s.