Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SEVILLA 2-0 BETIS

Ocampos shkëlqen, El Gran Derbi i takon vendasve

Foto: Sevilla/tw

Ocampos shkëlqen, El Gran Derbi i takon vendasve


11 June, 2020 @23:54

Ish talenti i Monacos, i ardhur nga River Plate, Lucas Ocampos ka shkëlqyer në përballjen e parë të rifillimit të stinorit në LaLiga, duke i sjellë ekipit të tij Sevilla fitoren ndaj Real Betisit në el gran derbi të qytetit.

Pas qetësisë së rrjetave në pjesë të parë të ndeshjes, ka qenë Ocampos që ka shënuar për epërsinë e Sevillës nga penalltia, ku disa momente më parë, Marc Bartra fauloi në zonë Luuk de Jongun.

Ocampos 8 minuta më vonë bëri edhe një asist të mirë për brazilianin Fernando që shënoi për 2-0 dhe kështu deri në fund më nuk kishte dilema sa i përket fituesit të ndeshjes.

TABELA AKTUALE

Sevilla mposhti Betisin 2-0 [Ocampos 56p, Fernando 62] për të përforcuar pozitën e tretë në tabelë të LaLigas në luftë për Ligë të Kampionëve.

Të dy trajnerët, Julen Lopetegui i Sevillës dhe Rubi i Real Betisit, shfrytëzuan mundësinë e ndërrimit të pesë lojtarëve në ndeshje.

Përndryshe Ocampos është bërë lojtari i parë i Sevillës që ka arritur të shënojë në 5 ndeshje të LaLigas rresht, pas Alvaro Negredos në vitin 2011.


 
Të gjitha lajmet nga La Liga