LLORENTE

REUTERS
Ofertë 7 milionëshe nga Juve
29 December, 2012 @8:40
Portali fichajes.net ka raportuar se ekipi bask, Athletic Bilbao, ka pranuar një ofertë prej 4 milionë eurosh për sulmuesin e tyre të pakënaqur në klub, Fernando Llorente. Borozani.com
Mirëpo, një portal tjetër Calcio News, ka thënë se për shërbimet e Llorentes, ekipi i Antonio Contes do t’i shtojë edhe tre milionë euro tjera - vetëm e vetëm për ta marrë.
Llorente 27 vjeç do ta përfundojë kontratën me Bilbaon në fund të këtij stinori dhe Juventusi mund ta blejë pa dëmshpërblim lojtarin, mirëpo, Conte ka thënë se atyre u duhet një sulmues i klasit të lartë për të shkuar drejt titullit në Europë dhe në Serie A.