Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ONIX - VËLLAZNIMI

Onix-Vëllaznimi, pa fitues por me gola

Onix-Vëllaznimi, pa fitues por me gola


7 March, 2021 @16:05

Skuadra e Banjës së Pejës, Onix, dhe ajo e Gjakovës, Vëllaznimi, janë ndarë me nga një pikë nga përballja e zhvilluar sot në mes tyre.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Tahir Vokshi” në Brestovik, përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1.

Sulmuesi me përvojë nga Superliga, Granit Arifaj, ishte ai i cili solli në epërsi Onixin në minutën 44’ të ndeshje, ndërsa goli i barazimit që caktoi edhe epilogun e ndeshjes edhe në pjesën e dytë nga Lek Vula.

TABELA AKTUALE

Ky është barazimi i gjashtë për Onixin, i cili gjendet në pozitën e pestë me 27 pikë, derisa Vëllaznimi gjendet dy pozita më poshtë me gjithsej 16 pikë të tubuara deri më tani.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë