LIGA E PARË

Onixi ndryshon emrin e klubit, tash quhet Phoenix
3 January, 2022 @14:29
Skuadra e Onixit nga Banja e Pejës, që garon në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, stinorin pranveror do ta fillojë me emër të ri.
Onixi e ka ndryshuar emrin e skuadrës në Phoenix, ndërkohë që arsyeja e ndërrimit të emrit nuk është bërë e ditur.
Stinorin vjeshtor Phoenixi e ka mbyllur në vendin e tretë të Grupit A të Ligës së Parë, duke qenë kështu pjesë e skuadrave që po luftojnë për ngjitje në Superligë.