Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREPÇA - LIRIA

Orges Ceka për fitore, e para si mysafire për Lirinë

Orges Ceka për fitore, e para si mysafire për Lirinë


31 October, 2021 @15:12

Fitoren e parë sezonale jashtë shtëpisë Lirisë sot ia ka dhuruar futbollisti Orges Ceka.

Me golin e Orges Cekës, sot Liria arriti ta mposhtë 0-1 skuadrën e Trepçës në Mitrovicë.

TABELA AKTUALE

Dy skuadrat me shumë traditë në futbollin kosovar sot zhvilluan një takim i cili kaloi me “luftë” mjaft të fortë në fushë, veçanërisht pjesa e dytë, e në fund fitores iu gëzua skuadra prizrenase.

Kjo fitore bën që Liria të jetë e shtata në Grupin A të Ligës së Parë momentalisht, kurse Trepça ndodhet një pozitë mbi Lirinë.

Xhiron që vjen, Liria luan në shtëpi ndaj skuadrës A&N, kurse Trepça i shkon Vëllaznimit në Gjakovë.


 
Të gjitha lajmet nga