Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERIZAJ - FERONIKELI

Pa fitues në Ferizaj

Foto: FC Ferizaj

Pa fitues në Ferizaj


15 February, 2020 @14:59

Pa fitues është mbyllur dueli i luajtur sot mes Ferizajit dhe Feroniklit në stadiumin me bar sintetik në Ferizaj.

Seria e golave në këtë takim u hap nga Kenan Orana, i cili shënoi për 1-0 në minutën e 40’ të ndeshjes, derisa barazimi i Niklit në 1-1 erdhi në minutën e 75’, me autorin e golit Nicholas Andrews, gol i cili doli të ishte i fundit i ndeshjes.

Pak para golit të pësuar, Ferizaji mbeti me 10 lojtarë në fushë. Ishte Ergon Hyseni (70’) ai që u përjashtua nga loja pas dy kartonëve të verdhë, e kjo i kushtoi skuadrës me gol të pësuar.

TABELA AKTUALE

Xhiron e ardhshme, Ferizaj i shkon Ballkanit në Suharekë, kurse Nikli Llapit në Podujevë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga