Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREPÇA '89 - FERONIKELI

Pa fitues në “Riza Lushta”, Duro debuton me barazim

Pa fitues në “Riza Lushta”, Duro debuton me barazim


18 October, 2020 @16:01

Si dueli i luajtur sot në Gjilan, ashtu edhe ai në Mitrovicë përfundoi pa gola, 0-0.

Trepça ‘89 dhe Feronikeli në “Riza Lushta” u detyruan t’i ndajnë pikët përkundër tentimeve për të shënuar, me rrjetat që mbeten të paprekura edhe pas plot 90 minutave lojë.

Për Feronikelin kjo ishte ndeshja e parë nën drejtimin e trajnerit Klodian Duro, i cili debutoi me barazim te skuadra nga Drenasi.

TABELA AKTUALE

Barazimi i arritur sot bënë që këto dy skuadra momentalisht të jenë në pozitat 7 dhe 8 në tabelën e klasifikimit.

Xhiron që vijon, mitrovicasit i shkojnë Gjilanit, kurse skuadra nga Drenasi e pret Prishtinën në “Rexhep Rexhepi”.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga