SHQIPËRIA 0-0 ESTONIA

Fotot: FSHF
Pa gol, Shqipëria kalon qershorin pa fitore!
13 June, 2022 @20:03
As ekipi eksperimental, e as futja e disa lojtarëve të 11-shes së parë nuk ka kryer punë sot për Shqipërinë e Edy Rejës për të arritur një fitore, së paku në miqësore, pas barazimit dhe humbjes në kuadër të Ligës së Kombeve!
Shqipëria nuk ka arritur të kalojë Estoninë e dobët në miqësoren e zhvilluar sot në Arenën Kombëtare, derisa ndeshja përfundoi pa gola, 0-0, përkundër dominimit të plotë të kuqezinjëve në ndeshje.
Raste të panumërta dhe mundësi, por asnjëherë s’iu tund rrjeta e Matvei Ogonen dhe kështu Shqipëria mbyllë qershorin pa fitore.
Pas 11-shes startuese eksperimentale në pjesë të dytë për kuqezinjtë u inkuadruan Elhan Kastrati, Armando Broja e Myrto Uzuni fillimisht. Më pas, nga minuta e 63 edhe Amir Abrashi, Jon Mersinaj e Arbnor Muçolli - por asgjë deri në fund.