Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOSOVA U21

Pa gola edhe në Slloveni, Kosova U21 kthehet e pamposhtur

Foto: FFK

Pa gola edhe në Slloveni, Kosova U21 kthehet e pamposhtur


29 March, 2022 @17:52

Pas barazimit 0-0 mes tyre në Prishtinë pak ditë më parë, sot Sllovenia U21 dhe Kosova U21 u ndeshen përsëri dhe barazuan me po të njëjtin rezultat, kësaj radhe në Celje të Sllovenisë.

Pjesa e parë u mbyll pa gola dhe nuk prodhoi shumë raste për shënim, e në pjesën e dytë sllovenët ishin më kërkues, por Kosova U21 u mbajt mirë dhe nuk e lejoi pësimin e golit, me ç‘rast ndeshja u mbyll 0-0.

FORMACIONET STARTUESE

Kjo ishte ndeshja e dytë e Kosovës U21 nën drejtimin e Albert Bunjakit, ndërkohë që tashmë shpresat e Kosovës shkojnë në 3 ndeshje pa humbje në Grupin G kualifikues, ku kanë 8 pikë pas 7 ndeshjeve të luajtura dhe renditen në vendin e parafundit.

Ndeshjen e ardhshme në Grupin G kualifikues Kosova e zhvillon më 4 qershor si mysafire e Andorrës U21.



GRUPI G KUALIFIKUESE - TABELA

1 REPUBLIKA ÇEKE U21 7 NDESHJE, 16 PIKË
2 ANGLIA U21 5 NDESHJE, 13 PIKË
3 SLLOVENIA U21 8 NDESHJE, 10 PIKË
4 SHQIPËRIA U21 7 NDESHJE, 9 PIKË
5 KOSOVA U21 7 NDESHJE, 8 PIKË
6 ANDORRA U21 6 NDESHJE, 0 PIKË

 
Të gjitha lajmet nga Kosova