Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHQIPËRIA - GJEORGJIA

Pa gola në “Air Albania”, Shqipëria ndalet nga Gjeorgjia

Pa gola në “Air Albania”, Shqipëria ndalet nga Gjeorgjia


29 March, 2022 @19:59

Pa gola u mbyll miqësorja e sontme mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë në “Air Albania Stadium”.

Pas paraqitjes mjaft të mirë ndaj Spanjës pak ditë më parë, Shqipëria sonte nuk bindi në sulm ndaj Gjeorgjisë, me ndeshjen që u mbyll 0-0 përkundër rasteve të shfaqura për të dyja skuadrat gjatë ndeshjes.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola, e rastin më të mirë në këtë pjesë e pati Endri Çekiçi, i cili në minutën e 38’ iu afrua shumë golit, por për fatin e tij të keq topi përfundoi mbi portë.

FORMACIONET STARTUESE

Më pas, pjesa e dytë e ndeshjes vazhdoi të prodhojë plot raste për shënim për të dyja skuadrat, por që asnjëra prej tyre nuk e gjeti dot rrjetën. Vrioni e Asllani iu afruan golit për Shqipërinë në pjesën e dytë, e në anën tjetër Strakosha u tregua i vëmendshëm në rastet e gjeorgjianëve, për t’i lënë kështu portat e paprekura deri në fund të ndeshjes.

Në një moment të caktuar të ndeshjes mes skuadrave pati edhe tensione, kur Edi Reja u fut në fushë pas një simulimi për penallti të gjeorgjianëve. Gjithsesi, situata u qetësua dhe ndeshja vazhdoi pa ndonjë incident për t’u përmendur.

Ndeshjen e ardhshme zyrtare Shqipëria e luan më 6 qershor si mysafire e Islandës në kuadër të Ligës së Kombeve.


 
Të gjitha lajmet nga Shqipëria