SEVILLA - UNITED

Pa gola në Andaluzi
21 February, 2018 @22:44
Pa gola është mbyllur dueli i zhvilluar sonte mes Sevillës dhe Manchester Unitedit, rezultat ky që lë çdo gjë të hapur për ndeshjen e kthimit në ‘Old Trafford’.
Ndeshja nuk ishte edhe aq e bukur për sy, ndërsa ishin vendasit ata të cilët rrezikuan më tepër, mirëpo si shumë herë, spanjolli De Gea doli të ishte shpëtimtar i portës së skuadrës angleze, duke e mohuar golin e andaluzianëve në 2-3 raste shumë të volitshme.
Ndeshja e kthimit mes këtyre dy skuadrave luhet më 13 mars.