LEGANES-REAL

Casemiro-Vazquez përkujdesen për fitore
21 February, 2018 @22:09
Ndeshja e mbetur e xhiros XVI të La Ligas spanjolle ndërmjet Leganesit dhe Real Madridit i ka takuar mysafirëve, të cilët kanë përmbysur epërsinë befasuese të vendasve.
Leganes avancoi heret me golin e Unai Bustinzas, mirëpo kanë qenë dyshja Lucas Vazquez dhe Casemiro, që me nga një gol e një asist, kanë përmbysur në 1-2 brenda 30 minutëshit të parë të lojës.
Deri në fund të ndeshjes, Sergio Ramos, ka shënuar penalltinë në minutën e fundit, për të lënë shenjë në paraqitjen e tij të 550-të në La Liga.