BAYERN - BESIKTAS

Bayerni lehtësisht në çerekfinale
20 February, 2018 @22:54
Më lehtë se që pritej ka kaluar ndeshja e Bayernit ndaj Besiktast sonte.
Të ndikuar edhe nga kartoni i kuq i kroatit Vida në fillim të ndeshjes, turqit u ‘shpartalluan’ në Mynih sonte, me bavarezët që shënuan plot 5 herë dhe e mbyllën takimin me fitore 5-0, për ta siguruar kështu çerekfinalen me të mbaruar sfida e parë, kur dihet që një fitore 6-0 e Besiktasit në ndeshjen kthyese është realisht e pamundur.
Müller (2), Lewandowski (2) dhe Coman ishin golashënues për Bayernin sonte, derisa për Besikin nuk pati as gol të nderit.
Ndeshja e kthimit mes këtyre dy skuadrave luhet më 14 mars në Stamboll.