SHQIP NË BOTË

Labinot Kabashi inkuadrohet në fitoren e Barcelonës
20 February, 2018 @19:37
Në fitoren me rezultat 0-1 sot ndaj PSG-së në kuadër të UEFA Youth League, ligë për moshat nën 19 vjeçare ekuivalente me Ligën e Kampionëve, për Barcelonën u inkuadrua edhe Labinot Kabashi.
Kabashi u inkuadrua në lojë në minutën e 67’ të ndeshjes, për ta ndihmuar kështu Barcelonën U19 të kalojë në çerekfinale të kësaj gare.
Në çerekfinale Barcelona e Kabashit e pret fituesin e duelit mes Atletico Madridit U19 dhe Baselit U19.