INICIME NGA KG

Maliqi dhe Lushtaku, në disiplinore
20 February, 2018 @14:47
Pas shqyrtimit të materialeve nga përballjet e xhiros së parë të pranverës në Superligë, Komisioni i Garave të FFK-së, ka nisur procedurë disiplinore ndaj mesfushorit të Ferronikelit, Behar Maliqi dhe drejtorit sportiv të Drenicës, Tahir Lushtaku.
Mëposhtë, shikoni se si është raportuar për rastet nga KG-ja pas Vendimeve të mara.
INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE
1. Ndaj lojtarit të KF ”Feronikeli” Behar Maliqi me nr lic 20 nr ID 000353M86 (motivi – ndërhyrje e palejuar në lojtarin kundërshtar brenda zonës së rreptësisë, në ndeshjen KF Drita – KF Feronikeli, e zhvilluar në Gjilan me datë 18.02.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
2. Ndaj drejtorit sportiv të KF “Drenica”, Tahir Lushtaku (motivi – pas përfundimit të ndeshjes ka hyrë brenda vijave kufizuese – në fushë, duke shkuar në drejtim të referit kryesor të ndeshjes F.Tahiri, duke sharë dhe ofenduar me fjalët më të rënda ekzistuese (familje, etj…) në ndeshjen KF Drenica – KF Besa, e zhvilluar në Skenderaj me datë 18.02.2018, sipas raportit të referit dhe personave zyrtarë të ndeshjes.