KASIMPASA-GALATASARAY

Loret Sadiku (6) me fanellë të Kasimpasas/ Foto: Fanatik
Loret Sadiku me ekipin, ia humbin Galatës kryesimin
18 February, 2018 @19:12
Skuadra ku luan reprezentuesi i Kosovës, Loret Sadiku, Kasimpasa, ka arritur të mposht liderin e deridjeshëm të Superligës turke, Galatasaray sot, 2-1 (Mbaye Diagne (P) 45’, Fode Koita 80’ - Garry Rodrigues 37’).
Me këtë fitore, Kasimpasa ka marë tre pikë që e çojnë në pozitën e nëntë, ndërsa Sadiku ka kaluar 90 minuta në mes të fushës me një karton të verdhë të fituar gjatë gjithë ndeshjes.
E në anën tjetër, Galatasaray përkundër se u mundua nuk ka arritur të bëj më shumë dhe në fund u mposht 2-1, duke humbur kryesimin, që tashmë i takon Istanbul Basaksehirit, me dy pikë më shumë.
Pas 22 xhirove, në Superligën turke mbesin katër skuadra në luftë për titull me këto pikë: Istanbul Basaksehir 46 pikë, Galatasaray 44, Fenerbahçe 44 dhe Besiktas 41.