ARBNOR MORINA

Mundi nuk shkoi kot
19 February, 2018 @14:39
Trajneri i Gjilanit, Arbnor Morina, ishte jashtëzakonisht i kënaqur me fitoren e ekipit, edhepse disa minuta para fundit të ndeshjes nuk dukej kështu.
Ai këtë ia ka adresuar mundit të lojtarëve, që nuk u shkoi kot sot.
“Më së shumti u gëzova që mundi i lojtarëve nuk shkoi kot. Ata po punojnë, patëm gjysmëraste, nuk u shfrytëzuan, por në fund, sakrificat u shpërblyen.
Sa i përket Armend Thaçit, ai prej sot kthehet në vendin e tij. Ka qenë vendim i stafit që të qëndrojë në bankë në fillim të ndeshjes.
Flamurtari? E kemi ditur që do të jetë vështirë ndaj tyre, duke pasur parasysh përforcimet e tyre në afatin kalimtar dimëror,” - kanë qenë fjalët e Morinës pas fitores së madhe, të shënuar në sekondat e fundit të ndeshjes.
Gjilani pas kësaj fitoreje, pret Lirinë në Gjilan.