FLAMURTARI-GJILANI

Betim Haxhimusa = 3 pikë
19 February, 2018 @14:22
Në momentet e fundit të ndeshjes, Gjilani ka shënuar fitore ndaj Flamurtarit në Xhemajl Ibishi, në një ndeshje pa shumë raste.
Ka qenë Betim Haxhimusa që ka shënuar për ekipin e Arbnor Morinës, për të sjellë gëzimin e madh në ekip, posaçarisht duke pasur parasysh se kjo ndodhi krejt në fund të ndeshjes, kur vendasit menduan se kishin siguruar të paktën një pikë.
Reprezentuesi i Kosovës, Armend Thaçi, ka krosuar nga korneri, e Haxhimusa me kokë ka shënuar për fitoren 0-1 të Gjilanit.
Derisa Flamurtari duhet të kërkojë pikët e mbijetesës diku tjetër, Gjilani e nis mjaft mirë pranverën në Superligë dhe pritet të hyjë si favorit në duel ndaj Lirisë.
Në xhiron e radhës Flamurtari do të ketë punë të vështirë ndaj Ferronikelit në Rexhep Rexhepi të Gllogovcit, ndërsa Gjilani pret Lirinë e Prizrenit si vendas.