FA CUP: 1/8

FA Cup - përmbledhja e fundjavës dhe çiftet çerekfinale
18 February, 2018 @19:09
Një fundjavë pa Premier League, por me ndeshje të FA Cup!
Duke filluar nga dita e premte, futbolli anglez solli ndeshje të 1/8 së finales në FA Cup.
Të premten kualifikimet i siguruan Chelsea e Leicester City, ndërsa dje çerekfinalet i siguruan Manchester United, Brightoni dhe Southamptoni.
Me barazim u mbyll takimi mes Sheffield Wednesdayt të Atdhe Nuhiut dhe Swanseat, takim ky që do të përsëritet në terrenin e skuadrës uellsiane, ndërsa përsëri do të luhet edhe takimi mes Rochdales dhe Tottenhamit, të cilët sonte barazuan 2-2.
Takimi i fundit i fazës së 1/8-ave luhet nesër mes Wiganit dhe Manchester Cityt, derisa sipas shortit në çerekfinale do të takohen këto çifte:
Manchester United vs. Brighton
Sheff Wed/Swansea vs. Rochdale/Spurs
Leicester vs. Chelsea
Wigan/Manchester City vs. Southampton
Duelet çerekfinale zhvillohen mes datave 16-19 mars.