GAJUR REXHEPI

Nuk i shfrytëzuam rastet, pësuam
19 February, 2018 @14:34
Trajneri i Flamurtarit, Gajur Rexhepi, ka qenë i pakënaqur me rezultatin e ndeshjes, pas disfatës nga Gjilani sot.
Ndeshja u vendos në minutat shtesë të takimit, kur Betim Haxhimusa shënoi pas kornerit, për fitoren e Gjilanit ndaj Flamurtarit.
“Kur nuk i shfrytëzon rastet, ka dënim. Fati s’po na do. Nuk jam i kënaqur me mosshfrytëzimin e rasteve nga lojtarët e mi. Nëse nuk i shfrytëzojmë ato, kështu, pason dënimi,” ka thënë Rexhepi pas ndeshjes.
Flamurtari pas kësaj disfate, i shkon Ferronikelit në xhiron e radhës. Ekipi kuqezi nga Prishtina po lufton për mbijetesë në Superligë.