LAZIO-VERONA

Mbi Interin
19 February, 2018 @22:49
Sulmuesi i Italisë, Ciro Immobile, ka shënuar dy herë në fillim të pjesës së dytë sot, për t’ia dhënë fitoren Lazios në duel ndaj Veronës, në mbyllje të xhiros XXV të Serie A-së.
Golat e Immobiles, përveç fitores, ia sollën Lazios së drejtuar nga Simone Inzaghi edhe pozitën e katërt në klasifikim, duke e shfrytëzuar formën katastrofale të Interit këtë vit.
Derisa Thomas Strakosha në portën e lacialëve ka kaluar edhe një natë pa pranuar gol, Immobile ka shënuar tashmë golin e 22-të të stinorit në elitën e futbollit italian, duke e lënë me katër gola pas Mauro Icardin e Interit dhe pesë pas Fabio Quagliarellan e Sampdorias.