KOMBËTARJA U19

Kombëtarja U19 mposht Greqinë, Panucci përcjell ndeshjen
20 February, 2018 @19:27
Me rezultat 2-0 ka përfunduar ndeshja e luajtur sot mes Shqipërisë U19 dhe Greqisë U19. Kjo ishte fitorja e dytë e Shqipërisë U19, pas asaj ndaj Maltës pak ditë më parë.
Samuel Nezha dhe Patrik Pasha shënuan për Shqipërinë U19 sot, ndërsa në tribuna për ta përcjellur ndeshjen ishte përzgjedhësi i skuadrës seniore, Christian Panucci, i cili shikoi nga afër skuadrën e drejtuar nga Erjon Bogdani.
Kjo ndeshje u luajt në kuadër të turneut “Roma Caput Mundi”, turne të cilin Shqipëria U19 e kishte fituar vitin e kaluar.
Në finale Shqipëria U19 do të luajë ndaj skuadrës C.R Lazio më 23 shkurt me fillim nga ora 10:30.