NGA MBLEDHJA E KE-së

Shpërblime edhe për Ligën e Femrave
20 February, 2018 @22:48
Në mbledhjen e sotme të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, përveç tjerash, është marr vendim që të shpërblehen edhe ekipet e futbollit femror, ashtu që të nxitet më shumë ky sport te gjinia e bukur.
Kështu, kampionja e Kosovës do t’i merr 5 mijë euro, nënkampionja 3 mijë, ndërsa vendi i tretë 2 mijë euro.
Njejtë, edhe në garën e Kupës së Kosovës për femra do të ketë shpërblime. Fituesi i Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave do të shpërblehet me 4 mijë euro, ndërsa finalisti 2 mijë.
Aktualisht lider i Ligës së Femrave është Hajvalia me 34 pikë, sa ka edhe Mitrovica në vend të dytë.