SHQIP NË BOTË

Debutim 90 minutësh i Florent Hasanit
21 February, 2018 @17:42
Vjen debutimi i Florent Hasanit te skuadra e tij e re.
Futbollisti më i mirë i sezonit 2016/2017 në Superligën e Kosovës në futboll u transferua gjatë afatit kalimtar të janarit te skuadra DVTK në Hungari, ndërsa dje debutoi për këtë skuadër në kuadër të 1/8 së Kupës së Hungarisë.
Florenti ishte startues dhe luajti përgjatë 90 minuta, ndërsa skuadra e tij shënoi fitore 2-0, për të kaluar kështu në çerekfinale.