Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA 0-0 DRITA

Pa gola në “Fadil Vokrri”, Drita vazhdon pa humbje

Pa gola në “Fadil Vokrri”, Drita vazhdon pa humbje


28 September, 2022 @21:16

Ndeshja e mbetur e xhiros së dytë të Superligës, zhvilluar mes Prishtinës dhe Dritës sonte në Fadil Vokrri përfundoi me barazim pa gola, 0-0. Të dyja skuadrat me pak raste, por më të mirin në lojë e kishte Drita, derisa Blend Baftiu 10 minuta para fundit pati rast ideal për të shënuar, por goditjen e tij me kokë e dëboi portieri i Prishtinës, Ardit Nika.

Prishtina vs Drita, match view from stands

Pas pjesës së parë me lojë dukshëm më të matur, në pjesë të dytë Kreshnik Uka tundi rrjetën e Faton Malokut, por goli i tij u anulua për shkak të pozitës jashtë loje. Rast kishte edhe Muharrem Jashari, por goditjen e tij nga gjuajtja e lirë e ndali Nika.

TABELA AKTUALE

Drita vazhdon stinorin pa humbje, derisa ka regjistruar barazimin e tretë të stinorit dhe ka 3 pikë më shumë sesa ndjekësi i parë Ballkani, që ka dy ndeshje për t’i zhvilluar.

Prishtina vs. Drita, match start

Prishtina, pas tetë ndeshjeve ka 12 pikë dhe është e katërta në renditje.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga