JOHN TERRY
Pa kapitenin në Paris
15 February, 2016 @18:42
Chelsea ka bërë të ditur se ka udhëtuar pa kapitenin veteran dhe njeriun kryesor të mbrojtjes së ekipit, John Terry, në Paris për ndeshjen e Ligës së Kampionëve që zhvillohet nesër.
Paris St Germain dhe Chelsea takohen nesër në përballjen e parë të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve, ndërsa Terry thuhet të ketë pësuar një lëndim të lehtë në muskul si shkak që nuk ka udhëtuar.