INCIDENTI NDAJ POLONISË

Pa shikues dhe 150 mijë franga gjobë
23 October, 2021 @1:06
Dueli i fundit si vendas i kuqezinjëve në rrugëtimin kualifikues për Botërorin e Katarit do të luhet nën dyer të mbyllura, pasi që FSHF ka bërë të ditur sot se ka pranuar dënimin nga UEFA.
Shqipëria u dënua për sjelljet e tifozëve që ndodhën në ndeshje ndaj Polonisë në Air Albania, ku tifozë të papërgjegjshëm gjuajtën me shishe uji drejt lojtarëve të Polonisë, kur këta kishin shënuar golin e epërsisë në fitoren e tyre 0-1.
UEFA ka dënuar FSHF-në me 150 mijë euro gjobë për këtë incident, që çoi në ndërprerje prej 20-minutash të ndeshjes dhe një ndeshje si vendas pa shikues.
Po ta fitonte atë ndeshje Shqipëria do të hynte në lojë për të qenë pjesë e PlayOffit për Botërorin e Katarit 2022, që nuk ndodhi.
Kështu pas mysafirllëkut në Wembley, kuqezinjtë ndaj Andorrës në shtëpi në ndeshjen e fundit kualifikuese do të luajnë pa tifozë.